Lajme

Lajme nga USHB

Guri i Shtrenjtë - Shtime - Republika e Kosovës

In:
Like Up:
Like Down:
Created:
14 shk 2024

Unioni i Shoqatave Bjeshkatare, i fton të gjitha Shoqatat Bjeshkatare, anëtare të Unionit, që me datë 14 Janar 2024 ti përgjigjen pozitivisht ftesës së Shba "Guri i Shtrenjtë" - Shtime - Republika e Kosovës, dhe të marin pjesë në ecjen me rastin e përvjetorit të 25-të të Masakrës së Reçakut.-Në vazhdim e keni ftesën e plotë të Shba "Guri i Shtrenjtë" - ShtimeTë nderuar anëtarë dhe dashamirë të bjeshkatarisë ju informojmë se të dielën e datës 14 Janar 2024, Shba Guri i Shtrenjtë nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu dhe ne draft aktivitetet e saje SHBAGSH do te vazhdojë traditën e organizimit të ecjes për të përkujtuar masakren e Reçakut!SHBAGSH ju bënë ftesë te gjitha shoqerive/klubeve bjeshkatare nga mbarë trojet shqipetare që të merrni pjesë në këtë aktivitet për të përkujtuar ngjarjen e cila ndyshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.Detajet e shtegut:Ecja do të filloj nga varrezat e dëshmorëve ne Shtime pastaj vazhdojme ne fshatin Belinc-Rance, në Rance do bëjmë homazhe te martirët e familjes Asllani, pasatj vazhdojme tutje për të vizituar ish shtabin e UCK dhe nga ketu zbresim poshte tek kulla e lirisë dhe kompleksi memorial i Reçakut.Gjatesia e shtegut është perafersisht 15km dhe i lehte per nga veshtiresia. Detajet e Vendtakimit:Tubimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Shtime rruga Tahir Sinani te tregu i qytetit perballë Stacionit Policorë (ne dalje te Shtimes rruga per Prizren) ne ora 08:00 me datë 14 Janar 2024 (e Diele ). ( Ne te njejtin vend si ne vitin e kaluar).Dreka në ora 12:00 ne fshatin RancePër të gjithë pjesemarrësit nikoçiri do të siguroj ushqim nga skara dhe çaj te ngohte! Afati për konfirmim dhe numrit te pjesemarresve është deri të premtën me 13.01.2024 në ora 15:00 Numrat kontaktues per informata me te hollësishme: 044-347196 Gezim Deliu044-209883 Xhevat Tershana044-205977 Sami Januzi Ju Faleminderit!